Ditën e djeshme, sekretarja e jashtme britanike tha se Rusia duhet të tërheqë të gjithë trupat e saj nga Ukraina, sipas BBC.

Liz Truss tha se rusët duhet të largohen jo vetëm nga zonat që kanë pushtuar gjatë javëve të fundit, por edhe nga zonat që ata morën nën kontroll tetë vite më parë. Ndërkohë pas deklaratës së Truss ka reaguar edhe ish zëvëndës komandanti i NATO-s.

Dërgimi i më shumë armëve ushtarake  dhe përforcimi i mbrojtjes është cilësuar si “qasja e duhur”,  nga ish-zëvendës komandanti i NATO-s në Europë, gjenerali Richard Shirreff.

Ju pëlqen!

Ish-komandanti ushtarak paralajmëroi se Putini mund të përgjigjet në mënyrë agresive, por argumentoi se ky veprim ishte i nevojshëm për të treguar se Perëndimi ishte serioz.

“Rasti më i keq është lufta me Rusinë. Duke u përgatitur për rastin më të keq, diçka e tillë ka shumë të ngjarë të pengojë Putinin, sepse në fund të fundit Putini respekton fuqinë,” tha ai.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.