Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë verës që vjen. Interesim për futbollistin kosovar në Angli kanë shfaqur Newcastle e Leicester City Eksperienca e Xherdan Shaqirit në Liverpool mund të marrë fund gjatë verës që vjen, pas dy vjetësh qëndrimi në “Anfield Road”. Futbollisti kosovar nuk ka arritur ta bindë trajnerin Jurgen Klopp me aftësitë e tij dhe për shkak të konkurrencës së madhe, ai pritet të largohet nga kampioni aktual evropian dhe botëror. Interesimi i klubeve për 28 vjeçarin nuk mungon.

Atë e duan mbi të gjitha në Angli. Pas Newcastle Unitedit, interesim për ish-futbollistin e Baselit, Bayern Munichut, Interit e Stoke Cityt së fundmi ka shprehur edhe Leicester City. Mbetet të shihet pas pak javësh se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i futbollistit ofanziv. Shaqiri i ka zhvilluar vetëm 38 ndeshje me Liverpoolin në të gjitha kompeticionet, prej tyre vetëm 17 nga fillimi, që kur u transferua tek “Reds” në vitin 2018.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!