Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, beson fort se Albin Kurti e ka një strategji për bashkim kombëtar, por kjo thotë se duhet të ndiqet dhe nga Tirana zyrtare.

Ai thotë se edhe PD është duke hartuar një strategji të tillë.

Biberaj: Besoj që zoti Kurti e ka një strategji. Por po kjo strategji duhet të jetë edhe në Shqipëri. Për qeverisjen aktuale nuk mendoj se e ka prioritet. Por me rrotacionin politik dhe ardhjen e PD në qeveri ne patjetër jemi duke punuar një strategji për bashkim kombëtar. Do kërkojë kohën e vet, është një destinacion jo shumë i shpejtë por jo dhe i largët, por duke pasur parasysh dhe integrimin europian. Janë dy procese që ecin paralelisht.

Ju pëlqen!

Mëgjithatë ai është i vetëdijshëm se për bashkimin kombëtar duhet kohë.

I ftuar në Ora Neës, ai tha se në radhë të parë duhet të finalizohet marrëveshja Kosovë-Serbi.

Biberaj: Kosova të shkëputet  përfundimisht nga Serbia në sensin e mosnjohjes. Edhe ndërkombëtarët nuk do të pranojnë që të kenë dy shtete shqiptare.

Biberaj thotë se dy shtetet shqiptare do të kenë mbështetjen europiane dhe amerikane për tu bashkuar.

Biberaj: Interesi macro do të jetë bashkimi në një shtet. Unë nuk do të përkrahja idetë e disa politikanëve këtu dhe në Kosovë që në momentet e tyre të vështira hedhin idenë e bashkimit.Kjo nuk më pëlqen, ëhstë thjesht për marketing politik.

Biberaj kujtoi se PD që në themelimin e saj e ka pasur në programin  politik zgjidhjen e çështjes kombëtare.

Biberaj: Çdo parti shqiptare si në Kosvë dhe në Shqipëri duhet ta ketë në program bashkimin kombëtar. Po ti rikthehem 12 dhjetorit, mitingu i themelimit të PD, në programin tonë minimal ka qenë zgjidhja e çështjes kombëtare që e përkthyer në termat e sotëm është bashkim kombëtar. PD ka bërë maksimumin e mundshëm për çështjen e Kosovës.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!