Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës është përmbyllur etapa e gjatë e “Syrit të Popullit”.

Kjo Gjykatë sot ka shpallur fajtorë të akuzuarit e rastit “Syri i Popullit”.

Gjykata ka dënuar Avni Llumnicës me 12 vite burg, Sadri Rambajën me 5 vite, Ragip Sallova 4 vite, Bajrush Konjusha 3 vite, Halim Halimi 3 vite, Rexhep Topllana 2 vite, Behxhet Lluzha 2 vite.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kurse, i akuzuari Murat Jashari për shkak të gjendjes së tij, është shqiptuar trajtim i detyrueshëm psikiatrik prej 10 vitesh. Për të akuzuarit Sabit Berisha dhe Lirije Luzha është refuzuar aktakuza, pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës ka hequr dorë nga ndjekja penale në mungesë të provave.

PDK-ja akuzon VV-në

Pas këtij vendimi të Gjykatës Themelore të Prishtinës, çuditërisht ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate.

PDK-ja e ka quajtur lajm të mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë dënimin e anëtarëve të kësaj organizate.

Megjithatë, PDK-ja ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje, për krijimin dhe frymëzimin e këtij grupi, për të eliminuar kundërshtarët politikë.

“PDK: Lëvizja Vetëvendosje krijoi dhe frymëzoi grupin terrorist “Syri i Popullit”, të distancohet

Dënimi i organizatës terroriste “Syri Popullit” është një lajm i mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë.

Institucionet e Kosovës dëshmuan edhe njëherë fuqinë dhe profesionalizmin për të parandaluar, kapur dhe dënuar një grup të terroristëve të cilët kishin ndërmarrë një tentim vrasje dhe po planifikonin të vrisnin kundërshtarët politikë ku në listat e tyre të ekzekutimit figuronin udhëheqës shtetërorë, figura të partive politike dhe personalitete publike.

Partia Demokratike e Kosovës e dënon fuqishëm përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje e cila me qëllime dashakeqëse krijoi, frymëzoi dhe shtyri këtë grup terrorist për të eliminuar kundërshtarët politikë.

PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist”, ka shkruar PDK-ja në komunikatë.

Duhet kujtuar se për këto deklarata të PDK-së, konkretisht të presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti bashkë me Glauk Konjfuca kishin dorëzuar padi në Pallatin e Drejtësisë.

Miftari: Një i dënuar është informator i AKI-së

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka publikuar detaje të reja për “Syrin e Popullit”.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se “Syri i Popullit” u krijuar për të eliminuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Miftari për këtë ka akuzuar Thaçin, Veselin, Halitin, Reçicën, Grabovcin e Hysenin.

Tutje Miftari thekson se, njëri prej të dënuarve në këtë rast është informator i AKI-së, Kadri Veselit e Ilmi Reçicës.

“Organizata “Syri i popullit” dhe kinse sulmet fantome me RPG dhe Molotov, rasti Dehari të orkestruara nga pushteti asgjë më shumë se sa një tentim i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Ilmi Reqices, Adem Grabovcit dhe Skënder Hysenit, për ta eliminuar LVV dhe gjithë kundërshtarët tjerë të mundshëm nga skena politike me skenarë dhe montime pastaj kinse me ‘Ligj’ stil ky tipik Stalinist!

Sot me siguri jo, por në të ardhmen nëse vjen ndonjëherë ndonjë qeveri e drejt proshqiptare në Kosovë qeveri e ligjit, këto lojna të ndyta me hetus, prokuror, gjyqtar, inteligjencë… me manipulime e nxitje kanë mu zbuluar një dit një për një ku edhe kafshët në Kosovë kan mu befasu nga implikimet e pushtetit.!

Njëri nga të “dënuarit” është informator me letra i AKI, Kadri Veselit dhe Ilmi Reçises..!”, ka shkruar Miftari në Facebook.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...