Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka përcjell një mesazh nga kryetari kësaj partie Isa Mustafa

Kryetari Mustafa ka thënë se LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.

Ai po ashtu ka thenë se Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në, Prandaj ai ka apeluar që ata që duan LDK-në të jenë me LDK-në dhe me vendimet e saj.

Ju pëlqen!

Njoftimi i plotë:

Të nderuar, bashkangjitur gjeni një mesazh nga Kryetari Mustafa:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve,

LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.

Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.

LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.

LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.

Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.

Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!