Ish-kryeministri i Kosovës, tani kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka konfirmuar se do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendose, Albin Kurtin.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, thotë se do t’i dërgoj ftesë edhe Shpend Ahmetit për takim, përcjellë MekuliPress.

E ky takim, do të zhvillohet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë dhe përmbysjen e koalicionit PAN.

Ju pëlqen!

“Miq të nderuar,

Gjatë kësaj jave do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të bashkërenditur veprimet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale dhe përmbysjen e Koalicionit PAN. Po ashtu, gjatë javës, do të ftoj edhe Kryetarin e PSD-së, z. Ahmeti të diskutojmë dhe të merremi vesh për veprime të përbashkëta”, shkruan Mustafa.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!