Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti janë takuar për të koordinur lëvizjet e tyre në kuadër të zhvillimeve politike në Kosovë pas dorëheqjes së  kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Mustafa shkruan se gjatë takimit u ra dakord se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë.

Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane” shkruan Mustafa. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...