Atij që thotë se Isa Mustafa me ‘luftë memece’ për katër muaj e demontoi Albin Kurtin, i them se sa është i madh e ka gabim, sepse Isa Mustafa nuk është strateg që e bëri atë luftë të ftohtë ‘memece’ për parime a për hir të popullit, por thjesht është hakmarrës ordiner, tip i egër si ata belagjinjt e ngujuar në katundet e thella të Shkodrës.
Hakmerret me taktikën ‘memece’ sepse është tuts, në jetë një betejë s’e ka fituar vet, çdo gjë i ka pikur ‘prej ‘qielli’ si ‘mbretit’ pa u lodh aspak, krejt i kanë ardhur të gatshme. Pa asnjë meritë.
Katër muaj Isa Mustafa nuk e kishte për qëllim t’i tregonte popullit se çfarë tipi ‘i dobët’ është Albin Kurti, po thjesht për katër muaj nuk u ngop hakmarrje ndaj Albin Kurtit.
E shfrytëzoi LDK-në për të realizuar hakmarrje personale, kaq primitiv që është.
Për fatin e tij të keq ka përfunduar i palumtur, sepse për të pasur sukses është dasht ta hakmerret në territorin e ‘armikut’ e jo në territorin e vet, prandaj përfundoi ‘viktimë’ e vetvetes.
(Isa Mustafa është i njohur për prirjen e tij për hakmarrje dhe hatërmbetje), por nuk e ka llogaritur atë thënien e bukur se ‘Kur nisesh me shku m’u hakmarr, njëherë duhet të hapësh dy varre, njërin për vete’.
E të pendohesh (pse ke qenë antirugovist) dhe të përmirësosh qëndrimet si Albini do të thotë të zhvillohesh, të mos mbetesh peng i dogmave e inateve ‘për një fjalë goje’ dhe për një ve të zier të VV që ka përfunduar në pishinën e Isës.
Si te ajo thënia, të urresh dhe të hakmerresh pa e lënduar veten, i
bie sikur ‘ti ta pish helmin, e tjetri (ai që ti e urren) të vdes’.
Harroje.
Hakmarrja ka punë, lyp sharm e stil, duhet të mos hetohet hakmarrja, e
jo si kjo e Isës, hakmarrje maje lisi, që shihet prej aeroplani.
Isa e ka dëmtuar Vetëvendosjen, fakt, por edhe më zi e ka dështuar vetveten.
E ka lënë veten vetëm, veç me hakmarrjen përdore, si shoqen e tij më të mirë të jetës.
Çfarë pamje e mjerë.