Ismail Qemali vdiq në rrethana misterioze në Peruxha të Italisë, pak momente para se të jepte një konferencë për shtyp. Deri më sot nuk ka në fakt një variant eksplicit të vdekjes së tij, por gjithmonë janë hedhur dyshime.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress
Dyshimi më i madh mendohet të jetë se ai është helmuar në ushqim nga qarqe greke dhe italiane antishqiptare, që e shikonin Ismail Qemalin si një personalitet me influencë të madhe për çështjen shqiptare.
Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet për helmim, pasi i kanë nxjerrë të gjitha organet e brendshme për të zhdukur çdo shenjë për autopsinë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në fotografi Ismail Qemali dhe Isa Boletini në Londër, maj 1913. 
Ekzistojnë pak fotografi të Ismail Qemalit në Londër, ku ai shkoi për të ndikuar tek Konferenca e Ambasdorëve, në kohën kur fuqitë e mëdha po caktonin kufijtë e shtetit të ri shqiptar. 
Nga e majta: Isa Boletini, Ethem Vlora, Ismail Qemali, Mehmet Konica. 
Nuk dihet sa ndikoi fjala e tyre në Londër.
Shteti shqiptar u krijua i copëtuar qysh në lindje. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]