Autoritetet iraniane pretendojnë se shkencëtari i tyre kryesor për programin bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh u vra përmes një arme automatike të drejtuar në rrugë satelitore.

“Fakhrizadeh po udhëtonte në një autostradë jashtë Teheranit…kur një armë automatike shënjestroi mbi fytyrën e tij dhe qëlloi 13 herë”, deklaroi kundëradmirali Ali Fadavi, njëkohësisht zv.komandant i Gardës Revolucionare.

Sipas tij arma ishte montuar në një Nissan dhe qëlloi vetëm mbi fytyrën e shkencëtarit duke mos dëmtuar fare gruan e tij, vetëm 25 cm larg. Autoritetet iraniane kanë akuzuar grupimin MEK se qëndron pas vrasjes ndërkohë që mediat shtetërore pretendojnë se në vendngjarje janë gjetur armë izraelite.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!