Të paktën 10 raketa vunë në shënjestër një bazë ushtarake në Irakun perëndimor, ku janë të stacionuara trupat e koalicionit të drejtuara nga SHBA, raporton Associated Press.

Raketat goditën bazën ajrore Ain al-Asad në provincën Anbar në 7:20 të mëngjesit, ndërsa nuk është e saktë nëse ka viktima.

Ky është sulmi i parë qëkur SHBA goditi objektivat e milicisë së lidhur me Iranin përgjatë kufirit Irak-Siri. Rasti ngre frikën e një përsëritjeje të mundshme të një serie sulmesh si ato të vitit të kaluar, të cilat kulmuan me vrasjen e gjeneralit iranian, Qassim Soleimani, në periferi të aeroportit të Bagdadit.

Ju pëlqen!

Sulmi i së mërkurës ndodhi në të njëjtën bazë ku Irani goditi me breshëri raketash në janar të vitit të kaluar në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Soleimani-t, duke lënë të plagosur dhjetëra ushtarë amerikanë.

Danimarka, e cila gjithashtu ka trupa në bazë, e dënoi sulmin, duke thënë se forcat e koalicionit në Ain al-Asad janë atje me ftesë të qeverisë Irakiane, për të ndihmuar në garantimin e stabilitetit dhe sigurisë në vend.

Sulmi i së mërkurës vjen dy ditë para vizitës së planifikuar të Papa Françeskut në Bagdad, Irakun jugor dhe në qytetin verior të Irbil.

Trupat amerikane në Irak ulën ndjeshëm praninë e tyre në vend vitin e kaluar nën administrimin e Trump. Forcat u tërhoqën nga disa baza në Irak për t’u përqendruar kryesisht në Ain al-Asad dhe Baghad.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.