Ndryshimi është shumë i madh për Apple, i cili është mbështetur në portat rrufe për të gjithë smartfonët e tij që nga prezantimi i parë i iPhone 5 në 2013.

iPhone e 2021 nuk do të kenë asnjë portë

Analisti i Apple, Ming-Chi Kuo ka një kërkim të ri që parashikon dy vitet e ardhshme të iPhone-ëve të Apple, dhe ka një detaj të ri: iPhone i 2021-ës nuk do të ketë porta rrufeje.

Por fansat e USB-C nuk duhet të emocionohen shumë, pas Apple nuk do të zëvendësojë portat me USB-C, por do të mbështetet tërësisht në një eksperiencë tërësisht wireless të karikimit dhe sinkronizimit.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Ndryshimi është shumë i madh për Apple, i cili është mbështetur në portat rrufe për të gjithë smartfonët e tij që nga prezantimi i parë i iPhone 5 në 2013.

Dhe ndërsa iPhone-ët e ditëve moderne janë më pak të varura në sinkronizimin e të dhënave fizikisht, kalimi në një model plotësisht pa tel do të ketë pasoja të mëdha në industrinë e teknologjisë, me gjithçka që nga kompanitë e kabllove karikuese deri tek prodhuesit e kufjeve.

Edhe pse 2021 është shumë larg, madje as iPhone-ët e 2020 nuk kanë lançuar ende, Kuo ka një reputacion mjaft të mirë në parashikimet e tij në planet e Apple, kështu që është plotësisht e mundur që iPhone-ët e së ardhmes të kenë një karakteristikë të tillë.

Për më tepër, Kuo ka parashikuar edhe disa detaje në lidhje me linjën e 2020-ës të Apple, e cila do të ketë 5 telefonë të rinj. I pari është i shumëpërfoluri iPhone SE 2, i cili sipas Kuo ka ekranin 4.7-inç LCD dhe një formë të përafërt me iPhone 8.

Sipas Kuo, Apple po planifikon iPhone OLED, të cilët do të kenë teknologjinë 5G. Gjithashtu pritet të vijë një model me kamer të trefishtë njësoj si modeli i këtij viti, me përmasa 6.1-inç dhe 6.7-inç. Këto janë dy zëvendësimet për iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max .Linja e re gjithashtu përfshin edhe modelin më të lirë me dy kamera, të ngjashëm me standartin iPhone 11. Por ndryshe nga modeli i tanishëm, kamera e dyfishtë do të vijë gjithashtu në dy madhësi. Sipas Kuo, modeli i ri do të ketë përmasa 6.1-inç, si dhe përmasa më të vogla 5.4-inç.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...