Unë e di që ju anëtarë apo votues të PDK, LDK, AAK, Nisma etj… përmes votës po luftoni për ruajtjen e vendit të punës ose për punësim eventual partiak. Ju kuptoj. Ashtu ju ka shkuar deri tash.

Por po ju pyes 3 pyetje:

  1. A e dini ju që me LVV në pushtet nuk e humbni vendin e punës, por madje e punësoni edhe dikë tjetër?
    A e dini? Nuk e dini.
  2. A e dini që nëse e merr Serbia kontrollin politik mbi Kosovën përmes Asociacionit (që garant të votuarit tuaj do t’ia japin), fëmijet tuaj SHUMË SHPEJT kanë për të ngrënë pluhur në vend të miellit dhe shaklla në vend të gjellës?
    A e dini? Nuk e dini.

dhe

  1. Çka ju duhet juve puna, kur gjysa e Kosovës të bëhet Serbi? Asgjë nuk ju duhet.
    170.800 hektar (1.708km2) i ka Asociacioni. 8.200 hektarshi i Malit të Zi do të harrohet krejtësisht.

Këto janë shkaqet pse unë po ju flas, ama pa inat as për hatër të askujt. Shkurt për ju, që nuk po mendoheni hiç se çfarë po i bëni vetes dhe të tjerëve… ose për inat kokëfortësie, ose për interesa tuaja vetjake të politikës ditore, sot për nesër.

Pa L.VV në pushtet, të gjithë do të mbeteni pa punë, herët a vonë, po bëni çfarë të doni “shkrrynu e mbytnu” nuk ju shpëton kush.

Këto po mi qet lapsi, pa politikë.

F.P./MekuliPress /

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]