Ramazan Bekteshi

Intervista e Buzhales me Amb. Grenell i lumturoi shume individe trushperlare, por dhe atyre qe pergaditen mocionin e votebesimit dhe opozites qe beri attentat ndaj Kosoves ne kohe pandemie. Kjo interviste ishte nje spektakel i castit qe arsyeton qellimin meskin te HTH, Ises me opozite, dhe njekohesisht te arsyetoj qendrimin arrogant dhe ndeshkues te Amb. Grenell ndaj Kosoves.
Ne realitet kjo interviste i gjasonte asaj te porositures qe Amb. i kishte parashtruar vetes dhe u pergjigjeshte. Cilat pyetje do te duhej t’i parashtroheshin Amb. per t’i dhene nje pasqyre reale gjendjes qe edhe pas kesaj interviste le shume dilema, ne vijim jane nente pyetjet e mia.

1. Z. Ambassador, pse e injoruat KM Kurti ne Berlin, qe ne start, kur dihej mirefilli se ai eshte njeriu qe erdhi nga vota e lire dhe nga zgjedhje demokratike te pranuara nderkombetarisht, ju takuat Hotin, a s’ju duket kjo shkelje e rregullave diplomatike, dhe nje anim per perçarje ne mes partnereve te koalicionit?

Ju pëlqen!

2. Z. Genell, pse fillove te presish e percjellish emisare te LDK-se, duke shkaktuar keshtu edhe çarjet e para seroize ne mes te partnereve te koalicionit?

3. Z. Ambasador, pse ishe aq i njeanshem qe nga fillimi, e perkrahe Kryetarin e Kosoves Hashim Thacin me te gjitha mjetet dhe e injorove Kryeministrin e Kosoves poashtu me te gjitha mjetet.

4. Z. Ambasador, Ju vepruat me standard te dyfishte dhe ishit selektiv, pse Kosoves i veni kushte por jo dhe pales serbe qe eshte fajtore per aq shume krime e gjenocid?

5. Zoti Amb. Grenell, pse zgjodhet te perkrahni mocionin e votebesimit ne kohe tragjike te pandemise, derisa koleget tuaj nga disa vende te BE e kundershtuan?

6. Z. Amb. Grenell, ne pyetjen se a jeni ju per ndryshim kufinjsh, ju u pergjigjet se “jo personalisht”, por derisa veproni keshtu administrata Trump ka deklaruar ne fillim se i le te hapura te gjitha opsionet ashtu sic do te deshironin palet?

7. Zoti Ambasador, The New York Times lakon emrin tuaj si nje person qe e ka ndihmuar renjen e qeverise se vetme ne bote ne kohe pandemie, a keni gisht per kete, dhe a do t’i pergjigjeni prestigjiozes?

8. Z. Amb. Grenell, pyetjes se Buzhales ne lidhje me taksen ju u pergjegjet: “Kurti me shikoi ne sy dhe me tha se do t’a hjek dhe s’e hoqi”, megjithate edhepse s’e hoqi tersisht ai e filloi procesin e terheqjes ne faza ashtu si qe kishte premtuar gjate kampanjes, pasi ai i detyrohet elektoratit te tij, a s’mendoni se venja e KM para aktit te kryer nga ju nuk eshte forme demokratike derisa e leni palen serbe me duar te lira te loboje dhe te kremtoje çnjohjet e Kosoves ne te njejten kohe?

9. Z. Ambasador, a do te vazhdoni te perkrahni HTH me cubat e tij qe e sunduan dhe plackiten Kosoven per 20 vite, ashtu sic vepruat tani, apo do te hapni shteg per zgjedhje te lira pas pandemise?

Zoti Ambasador, si nje qytetar amerikan, pata privilegjin t’a sprovoj veten individualisht apo kolektivisht brenda komunitetit shqiptaro-amerikan dhe te mesoj shume si vepron demokracia ne Amerike, te gezoj lirite dhe privilegjet e shumta qe i siguron ky vend, dhe te perjetoj enderren amerikane, njekohesisht. Fal Amerikes, vendi im i origjines u clirua dhe ruhet 24/7. U ndertuan shume ura afrimi, u krijuan miqesi te reja, u perjetuan shume emocione. Por, kercnimet tuaja me sanksione, terheqje trupash e sjellje tjera jodiplomatike, sikur i lene nje shije te idhet marredhenjeve, edhepse kjo eshte ireale, dhe s’do te ndodhi kurr. Populli i Kosoves, gjithmone i viktimizuar nga nje okupator i pameshirshem s’i meriton keto episode te pakendshme te rishfaqen midis nesh ne momente te renda qe i perjeton qytetari Kosovar, i diskriminuar dhe izoluar nga BE, i uritur, i pa pune dhe i plackitur nga te zgjedhurit e vet. Zoti e bekofte Ameriken dhe Kosoven!

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!