Argjentinasi ka zgjedhur zikaltërit dhe duket gati të pranojë ofertën për një marrëveshje katërvjeçare me një pagë prej 6 milionë euro plus bonuse në sezon.

Paulo Dybala do të jetë përforcimi i parë i madh i Interit për sezonin e ardhshëm. Argjentinasi, i cili po largohet nga Juventusit si një transferim me parametra zero, do të ishte i gatshëm të transferohej te Interit dhe “Gazzetta dello Sport” raporton se marrëveshja është shumë afër.

Thuhet se Dybala do të zgjedhë Interin dhe do të qëndrojë në Itali për t’u “hakmarrë” ndaj Juventusit i cili e la të largohej në atë mënyrë duke mos ia rinovuar kontratën.

Ju pëlqen!

Inter tashmë do duhet të lirohet nga pagat e larta të lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e së ardhmes, si Vidal, Sanchez, Vecino dhe ndoshta De Vrij.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.