Werner nuk është në planet e Interit. Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit, Piero Ausilio. Ai e ka lënë me një fjalë Timo Wernerin në duar të Liverpoolit, pasi tha se Interi s’do ta transferojë për shumë arsye. “Do të jem i sinqertë, më pëlqen shumë, e kemi ndjekur për një kohë”, i tha ai Gianluca Di Marzios.

“Sido që të jetë, ai s’do të vijë në Inter për arsye të ndryshme; s’ka pasur asnjëherë negociata sepse e di se çfarë dëshiron lojtari”. “Ai ka klauzolë lirimi, por s’do të jetë këtu sezonin e ardhshëm”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!