Një Inter gjithnjë e me më shumë ADN juventine. Pas administratorit të deleguar Marotta, teknikut Conte e Asamoah një tjetër produkt bardhezi mund të mbërrijë në Milano për tu veshur zikaltër. Nga Anglia vjen një lajm shumë interesant mbi merkaton e Inter. Sipas asaj që bën të ditur Daily Express, zikaltrit kanë gati një ofertë prej 25 milionë sterlina (rreth 29 milionë euro) për të vënë duart mbi kartonin e Moise Kean. Shifra mund ta bindë Everton, pavarësisht kontratës së gjatë që lojtari ka me Toffees, për më tepër që sulmuesi preferon të kthehet në Itali për tu evidentuar në prag të Europianit.

Në organikën e Conte, një që Kean e njeh mirë, 20 vjecari do të kompletonte repartin e avancuar duke i dhënë Lukaku e Lautaro mundësinë të pushojnë. Një bast, që duke patur parasysh moshën e re e talentin ende të pashpërthyer të ish-sulmuesit të Juventus, mund të rezervojë surpriza të këndshme për klubinzikaltër.

Për më tepër në planin ekonomik, edhe Everton mund të përfitojë nga kjo lëvizje, sepse me paratë e arkëtuar nga shitja e Kean, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti mund të arrijë tek qendrori i Lille, Gabriel Magalhaes.