Në faqën e tyre zyrtare, klubi i Interit ka dhënë më shumë detaje për këto fanella, duke kumtuar se këto fanella përfshijnë virtytet më të mira të kulturës milaneze.

Fanellat janë të dizajnuara nga kompania Nike, ndërsa zëvendësi presidenti i kësaj kompanie është shprehur se këto fanella janë inspiruar në punën e dizajnerëvë të Milanit në vitet e 80-ta.

“Inspiruar na puna pionere e dizajnerëve të Milanos nga vitet e 80-ta, fanella e re e Interit feston qytetin përmes një estetike me vije që simbolizon identitetin e përbashkët të klubit dhe njerëzve që përfaqëson”, tha zëvendës-presidenti i Nike.

Lexo po ashtu:  Ibrahimovic lë të kuptohet se do të jetë pjesë e Milanit edhe në sezonin tjetër
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!