Një jetë e dytë zikaltër për Radja Nainggolan e Ivan Perisic, hipoteza në kufijtë e realitetit ndonjë muaj më parë, por kaq reale në prespektivat aktuale. Bota e futbollit po e ndjen emergjencën koronavirus e prioritetet e merkatos kanë ndryshuar gjithashtu, duke i dhënë një shans të ri belgut e kroatit tek Inter, ndërsa për Icardi historia është tjetër.

Faktet janë të ditura: të tre u shitën në huazim me të drejtën e blerjes së klubeve për arsye të ndryshme, edhe pse e gjitha në thelb kishte ekuilibrin në dhomat e zhveshjes. Duke parë krizën ekonomike botërore është shumë e mundshme që të tre të kthehen në Pinetina në verë, pastaj Marotta mund të provojë të vëjë ndonjë shkëmbim, e vetmja mënyrë konkrete mbi të cilën duket se do të bazohet sesioni i ardhshëm i merkatos së futbollit për të gjitha shoqëritë.

Për Nainggolan u fol shumë për interesimin e Fiorentinës e si pedinë shkëmbimi për Chiesa, tek Icardi mbetet gjithnjë i kujdesshëm Juventus, edhe nëse blihet nga Psg, mundësi që preferohet nga Inter duke parë 70 milionët e parashikuar nga akordi me parisienët. Bayern Mynih ndërkohë nuk e ka përjashtuar plotësisht blerjen përfundimtare të Perisic.

Ju pëlqen!

Nëse gjërat nuk shkojnë kështu, është e qartë përfshirja e re e të treve në projektin zikaltër, sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport, por me qartësitë e duhura. Conte nuk ka vendosur kurrë përjashtime teknike – ndoshta fizike – për Ninja, që Cagliari vështirë se mund ta blejë përfundimisht, më tepër për cështje rroge se kartoni.

Tekniku ishte më pak i bindur, edhe teknikisht-taktikisht si për Perisic ashtu dhe për Icardi. Kroati nuk kishte dhënë përgjigjet e duhura në krah në 3-5-2, e nëse kalohet në 3-4-1-2 për Eriksen do të kishte edhe më pak shanse, ndërsa argjentinasi duhet të përmirësojë me shumë vështirësi lidhjen e këputur me ambjentin, tifozët të parët, ende shumë skeptik.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!