Interi do të presë Bolognan sot prej orës 17:15 në stadiumin “San Siro”. Zikaltrit duhet të fitojnë me patjetër që të fitojnë që të përfitojnë nga ndalesa e Lazios dhe t’i afrohen Juves më shumë.

Trajneri Antonio Conte ka publikuar formacionin titullar dhe nuk ka shumë ndryshime. Lukaku dhe Lautaro janë titullarët e sulmit, ndërsa Eriksen e nis sërish si titullar. Candreva ka fituar fanellën e tij të titullarit.Pjesa e mbrojtjes nuk ka ndryshime me Bastonin dhe De Vrij që pritet të mbajnë ekipin të mbledhur mbrapa. Conte shpreson që skuadra t’i përgjigjet si duhet.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.