Chelsea ka refuzur ofertën e Interit prej 20 milionë euro për Emerson Palmieri, por ‘Neroazuri’ janë përgatitur të shkojnë me një ofertë prej 30 milionë euro, duke përfshirë edhe Olivier Giroud.

Emerson është zgjedhja e parë e Interit për krahun e majtë, por Tuttosport paralajmëron se ai nuk do të vijë me çmim të lirë, me Chelsean që kërkon 30 milionë euro për mbrojtësin e majtë.

Sidoqoftë, gazeta shkruan Inter ka rikthyer interesimin në Giroud dhe janë përgatitur për një takim me Blutë, për të pyetur nëse në çmimin kërkues është përfshirë edhe sulmuesi.

Pavarësisht se Giroud së fundi ka nënshkruar kontratë të re, 33 vjeçari pritet  të humbet vendin te Chelseas, sidomos pas arritjes së marrëveshjes me Timo Werner të RB Leipzig.

Ju pëlqen!

Inter tashmë ka mbyllur nënshkrimin e parë për sezonin e ri, duke transferuar Archaf Hakimin nga Real Madrid për 45 milionë euro.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!