Krahasuar me 12 vite më parë, numri i shqiptarëve që kanë akses në internet është dyfishuar, teksa në 2007-ën, numri i shqiptarëve që kishin akses në internet zinte 48,6% të popullsisë.

INSTAT, 98.6% e Shqiptarëve kanë akses në internet

Shqiptarët e kanë shtuar përdorimin e internetit dhe teknologjive të reja të komunikimit në dekadën e fundit. INSTAT ka dalë në përfundimin se afro 98% e shqiptarëve midis moshave 16-74 vjeç posedojnë një telefon celular dhe janë përdorues të rregullt të internetit.

Sipas një ankete të zhvilluar nga INSTAT për vitin 2019, 98,6% e shqiptarëve nga 16 deri në 74 vjeç kanë akses në internet shkruan euronews.

Krahasuar me 12 vite më parë, numri i shqiptarëve që kanë akses në internet është dyfishuar, teksa në 2007-ën, numri i shqiptarëve që kishin akses në internet zinte 48,6% të popullsisë.

Smartfoni është mjeti më i përdorur nga shqiptarët për të lundruar në internet, teksa 98,6% e individëve kanë akses.

23,7% e individëve përdorin laptopin, 6,8% përdorin tabletin ndërsa  2,5% përdorin pajisje të tjera.

Po çfarë kërkojnë shqiptarët më shumë në internet? Sipas të dhënave të INSTAT, 92,3% e individëve e përdorin celularin për të kryer video telefonata, ndërsa në pjesën tjetër të kohës, 50,2% kërkojnë informacion për mallrat dhe shërbime, 32,5% marrin ose dërgojnë emaile, ndërsa 38,2% shohin filma.

Nismën e autoriteteve publike për ndërveprim me qytetarët nëpërmjet internetit është ndjekur dhe më shumë nga qytetarët,  teksa 15,1% e popullsisë akseson në adresat online shtetërore.

10,1% e popullsisë ka përdorur internetin për të blerë produkte online, 82% e të cilëve kanë blerë veshje.

Vitet e fundit, aksesi i shqiptarëve në internet është rritur ndjeshëm, teksa vetëm nga viti 2018 , përdoruesit e internetit janë shtuar me 5%.