Me synim rritjen e sigurisë të furnizimit me energji elektrike dhe në mbështetje të sezonit turistik bregdetar në jug të vendit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group sh.a, bëri të mundur instalimin e nënstacionit të lëvizshëm në fshatin turistik të Borshit, Sarandë.

Ky nënstacion, investim i OSHEE, është i lidhur me rrjetin 35 kV dhe bashkërendon me nënstacionet e tjera, atë të Bunecit dhe Himarës, si garanci e rritur për furnizim normal me energji elektrike.

Nënstacioni me fuqi 7,5 MVA furnizon fshatrat turistikë të Borshit, Qeparoit dhe Fterrën.

Ju pëlqen!

Përmes nënstacionit të lëvizshëm të vendosur në Borsh reduktohet ngarkesa e linjave elektrike për Lukovën, Piqerasin, Vunoin dhe Dhërmiun.

Lexo po ashtu:  Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Të ndalohen menjëherë sulmet e grupeve kriminale në veri
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!