Me këtë procedurë kompania do të parandalojë përdorimin e aplikacionit për fëmijët nën 13 vjeç por edhe të krijojë eksperienca më të sigurta dhe më të përshtatshme për fëmijët.
Intagram po bëhet më serioz me parandalimin e përdorimit të aplikacionit për përdoruesit nën moshë.
Duke filluar nga data 4 Dhjetor e këtij viti rrjeti social do të fillojë të pyesë për datëlindjen në momentin që regjistroheni në rrjetin social dhe do të përdorë datëlindjen nga profilit në Facebook nëse po regjistroheni me këtë të fundit.
Me këtë procedurë kompania do të parandalojë përdorimin e aplikacionit për fëmijët nën 13 vjeç por edhe të krijojë eksperienca më të sigurta dhe më të përshtatshme për fëmijët.
Datëlindja dhe mosha nuk do të jenë të dukshme për përdoruesit e tjerë. Instagram gjithashtu do të shtrëngojë kontrollet mbi mesazhet direkte.
Një opsion i ri do të kufizojë numrin e mesazheve direkt dhe ftesave në grupe që merrni nga njerëzit që ndiqni. Ky ndryshim vjen në javët në vijim.
Instagram tha për agjencinë e lajmeve Reuters se kontrolli i moshës nuk bëhej për qëllime reklamimi por nuk bie poshtë mundësia që të përdoret për qëllime marketimi. Sidomos do të ishte e dobishme nëse përdoret për të parandaluar që reklamat si përshembull alokolit të mos mbërrinin tek fëmijët.