Kryeminstri i Kosovës shkruan në publik dhe informon popullin për vendimet madhore të Qeverisë së Kosovës, shkruan MekuliPress.com.

Ja fjala e tij në publik:

23 projektligje të miratuara dhe 1.7 milionë euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi
Në secilën mbledhje po përmirësojmë dhe avancojmë kornizën tonë ligjore duke miratuar projekligje të reja dhe plotësuar e ndryshuar ato aktuale.
Sot kemi miratuar plot 23 projektligje. Tre sosh që rregullojnë të drejtën e pronësisë industriale dhe përcaktojnë standardet dhe rregullat bazë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit, kurse 19 tjera janë harmonizuar me Ligjin për Kundërvajtje për të mundësuar zbatimin e plotë të sanksioneve kundërvajtëse në institucionet bujqësore.
Një projektligj me rëndësi të veçantë e që e miratuam sot është ai i marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti. Përmes këtij projektligji do të avancojmë diplomacinë ushtarake në funksion të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare sikurse ajo e Kartës së Adriatikut.
Për dëmet në bujqësi të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore ndamë edhe 1.7 milionë euro në 29 komuna. Ky është vendimi ynë i dytë për kompensimin e dëmeve të fatkeqësive natyrore. Deri më tani kemi ndarë 3 milionë euro për këtë qëllim. Ndërkaq përkrahja për fermerët në këtë vit kalendarik ka arritur vlerën mbi 50 milionë euro.
Shfuqizuam vendimin për vazhdimin e mandatit të kryeinspektorit të Inspektoriatit të Tregut.
Në këtë mbledhje të 45-të bëmë edhe përgatitjet e fundit për mbledhjen e shtatë të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë duke i rekomandur Presidentes së vendit autorizimin e nevojshëm për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për sigurimet shëndetësore. Nesër vazhdojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të prezantuar, diskutuar dhe miratuar Buxhetin për vitin 2022, për t’u angazhuar çdo ditë e më shumë në zbatimin e programit qeverisës dhe plotësimin e zotimeve tona para qytetarëve.
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.