Ky është sipërmarrësi Mariglen Rushiti nga Vlora. Ka një furrë buke në këtë qytet dhe të gjithë punëtorët e tij i kishte angazhuar për të prodhuar ushqim për njerëzit e prekur nga tërmeti. Me dy makina të mbushura me byrek e bukë ishte nisur natën vonë drejt stadiumit “Niko Dovana” në Durrës bashkë me vajzën e tij adoloshente. Rrobat i kishte akoma ato të punës e s’kishte patur mundësi të ndërrohej.
Nuk kishte asnjë të njohur në atë stadium por kishte një dashuri të madhe për qytetarët e tij dhe një humanizëm të pashembullt. Nuk deshte kamera e zhurmë. Me vendosmëri kërkonte të dinte kush kishte më shumë nevojë për t’u ushqyer.

Rushiti ke reflektuar dhe njëhërë dinjitetin e lartë, tradicional e të papërsëritshm të qytetit simbolik të Pavarësisë.

Individi është forca e kësaj shoqërie. Jo shteti!

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!