Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka qetësuar të gjithë duke sqaruar se si kishte ndodhur ‘incidenti’ në helikopterin me të cilin ai po udhëtonte.

I pyetur nga media vendase Alo.rs, presidenti serb tha se çdo gjë ishte mirë dhe nën kontroll duke shtuar se piloti bëri atë që duhej.

“Nuk kam frikë, kam fluturuar për shtatë vite rresht. Nuk kam frikë të fluturoj. Piloti zbatoi procedurën normale kur u përball me mot të keq. Çdo gjë është në rregull,”– tha Vuçiç në prononcimin e tij.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!