Avvenire publikon së fundmi një intervistë të shkurtër me onkohematolgun e njohur Fabio Ciceri që ka shkruar një libër me titull kumbues: “Si do ta mposhtim kancerin, Sfidat e imunoterapisë dhe Car-T”. Imunoterapia është një metodë trajtimi që shmang përdorimin e rrugës tradicional në luftën kundër kancerit siç është kimioterapia dhe radioterapia, ndërkohë që Car-T është një procedurë e re e quajtur – Chimeric antigen receptor T cells që konsiston në inxhnierimin e qelizave imunitare T – për të përftuar aftësinë e këtyre në shënjestrimin e një proteine. Metoda e dytë korrigjon një defeket të sistemit imunitar që nuk arrin të gjurmojë qelizat kancerogjene të cilat si të thuash zhvillojnë kamuflazh në organizëm. Cicero sqaron se në cilën pikë është mjekësia në këtë fazë, duke sugjeruar se ër një dekadë kanceri do të ketë marrë zgjidhje.

Në realitet kemi tashmë mjetet për të bërë një hap para…Flas për të ashtuquajturin “editim të geneve”, një teknologji që mund të stërhollojë mjete si Car-T duke zgjidhur kufizimet e tyre parësore si p.sh fakt që janë shumë të personalizuara, shprehet onkologu italian.

Sipas tij parimi veprues do të konsistonte në mundësimin për të gjithë të shndërrimit të qelizave në dispozitiv për Car-T.

Duhet të heqim nga Car-T receptorë të veçantë, të ashtuquajturit “checkpoint” që i mundësojë një mikromjedisi tumoral të fikë funksionet imunologjike antikancer. Me fjalë të tjera, duhet të heqim frenat e Car-T. Me editimin, sot i mundshëm, mund t’ia dalim, vijon më tej ai.

Në thelb metoda mëton të thyejë një barrierë të vënë nga qelizat tumorale për të lejuar që imuniteti të nisë veprimin dhe eliminojë problemin. Dhe dekada aktuale është kyçe në këtë drejtim për shkak se hapi i fundit kryesor që mbetet është përdorimi masiv i terapisë Car-T, pasi aktualisht ka kufizime të mëdha ekonomike, teknologjike dhe bioteknologjike.

Hapat janë konkretë edhe tani që flasim.

Me melanomën metastazike, 15 vjet më parë jetohej pak muaj. Sot mund të bashkëjetosh për 10 vjet dhe më shumë…Me terapitë e reja orale, mundësitë e mbijetesës në terma afatgjatë janë rritur me 905 dhe me çmime të përmbajtura, shprehet Ciceri.