Agjencia kineze e hapësirës njoftoi sot një “selfie” të një roveri nga Marsi, me një platformë uljeje në sfond në të cilën shfaqet flamuri kinez.

Roveri Zhurong, gjithashtu pikturoi gjurmët që la në planetin e kuq dhe agjencia kineze e hapësirës organizoi një ceremoni me rastin e publikimit të fotove.

Roveri u ul në Mars në mes të majit. Roboti duhet të mbledhë të dhëna nga planeti për 90 ditë, sipas agjencive.

Ju pëlqen!

Shtohet se ky është misioni i parë kinez në “planetin e kuq”.

Kina është vendi i dytë që zbarkon një rover në Mars, pas Shteteve të Bashkuara.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.