Për ilirët kulti i gjarpërit është qendror. Kadmi dhe Hermonia lindën një djalë të quajtur ilir, menjëherë sa lindi foshnjën mbështolli një gjarpër ktonik, duke i dhënë fuqitë e veta magjike.

Në Iliri janë varrosur Kadmi dhe Hermonia. Gjithashtu i quajnë durrahinoi (d.m.th. Kadmin e Harmonian). Kështu thotë dhe Balakri në «Maqedonika»: «qytetet e këtyre (të Kadmit e të Hermonias) ndodheshin midis durrakinëve dhe apolloniatëve». Legjendën e Kadmit e jep dhe epigrami i Kristodor Koptit kushtuar Gjonit të Epidamnit një personaliteti të Durrësit në shekullin V, të ardhur nga Lyhnidi, «të cilin e ndërtoi Kadmi».

Figura e Kadmit është pleksur në mënyrë të çuditshme me botën mitologjike ilire e sidomos me ilirët e bregdetit. Kadmi dhe Hermonia erdhën nga Teba e zunë vend në viset e ilirëve enkelej, ku mbretëruan, lindën një djalë të quajtur Ilir. Menjëherë sa lindi foshnjën e mbështolli një gjarpër ktonik, duke i dhënë fuqinë e vet magjike. Pas vdekjes, Kadmi dhe e shoqja u shndërruan në gjarpërinj hyjnorë. Për ilirët kulti i gjarprit është qendror. Për këtë ka shkruar shumë Stipçeviçi.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në skemën e paftës së shekullit III para erës sonë të gjetur në varret monumentale shkëmbore të, Selcës së Poshtme, mbrapa shpinës së kalorësit ilir jepet i ravizuar edhe një gjarpër hyjnor, një monstër detit ose ndoshta vetë përfytyrimi i Kadmit. Studiuesi G. Zipel, që në 1877 ka vënë re rëndësinë e mitit të Kadmit për bregdetin ilir.

Titulli: Kultura popullore.
Probleme te zhvillimit te folklorit shqiptar, simpozium
Botues: Instituti i Kulturës Popullore (Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë), 1987
.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!