Prej shumë vitesh e për shumë breza, ai është “baca i shqiptarëve”. Ikona e skenës dhe ekranit, Reshat Arbana, feston sot 80-vjetorin!

Si një nga aktorët me popullorë të kinemasë shqiptare, me 45 role në kinematografi dhe me dhjetëra të tjerë në teatër, Arbana me rolet e tij kanë pasuruar kulturën kombëtare. Ai lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë. Ndërsa roli i parë i tij, shënohet në vitin 1963.

Në maj 2004, Reshat Arbana, i cili për shumë shqiptarë shihet si model frymëzimi, u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, me rolin e protagonistit në dramën “Streha e të harruarve”.

Ju pëlqen!

Më 7 tetor 2011, President i Republikës, i akordoi Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”

Reshat Arbana gëzon respektin dhe dashurinë e mbarë shqiptarëve për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe pasionin me të cilin ka interpretuar role dhe ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin që përcjell dhe kulturën e veshur.

Ja një përshëndetje speciale për artistin – ju risjellim bashkëpunimin e dy artistëve: Arbana, përshëndeti dhe iu dha zemër mbarë shqiptarëve, me vargjet e dhimbjes për tokën mëmë, që Çun Lajçi i shkroi pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit… Jetë të gjatë, Mjeshtër!!!

“Shqipnisë sime t’luhatun”

Kur dridhesh ti

Ne s’bajmë gjumë Shqipni

Se tutemi po vdes

E rrajë jetimash mbesim

Të duem edhe kur vërshohesh

Ujnash

Edhe kur digjesh

Zjarresh

Edhe kur mallkohesh nesh

Kur luhatesh

Dridhesh e përkundesh

Tërmetesh

Si zogj t’futemi n’gji

E lutemi

Vetëm ti t’mos vdes

Ne

S’bajmë gjumë kur ti dridhesh

Se veç Ty t’kemi Shqipni”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.