Ne gratë jemi kokëforta. Jemi aq shumë sa nëse fiksohemi pas një djali, pavarësisht se ndizet drita e kuqe e alarmit që thotë “qëndroni larg”, ne nuk duam ta lëmë. Por realiteti është një tjetër: ekzistojnë lloje të meshkujve që do të ishte më mirë të shmangeshin, sepse me ta nuk mund të kesh kurrë një histori dashurie. Në dashuri duhet të mësojmë nga gabimet.

Ja një listë e dhjetë llojeve të meshkujve, që nuk ia vlen të humbisni mendjen:

  1. Impotenti. Kujdes: nuk po flasim për një burrë që në një moment të jetës së tij ka probleme, gjori. Flasim për djalin klasik, që e ka pasur këtë problem për një kohë të gjatë, por nuk merret me të. Në “dështimin” e parë me ju ai do të fillojë duke thënë: “Nuk më ka ndodhur kurrë më parë”. Do të pyesni veten nëse jeni ju që keni diçka të gabuar. Jo, vajza të dashura, nuk është kështu.
  2. Beqari i papenduar. Ai nuk dëshiron të lidhet me dikë. Ai i sheh marrëdhëniet si burg. Dhe ai është Arsen Lupeni i pakapshëm.
  3. Ai që bredh pas të përdalave. Na vjen keq për vulgaritetin, por në të vërtetë ashtu është. Ne mund ta quajmë një “dashnor Latin”, por koncepti mbetet gjithmonë i njëjtë. Në disa raste ai ka një të dashur me brirë si fasadë ose më keq akoma, një grua dhe fëmijë. Asnjëra nuk shpëton. Dhe jo, nuk do ta lërë atë për ju.
  4. Zotëria “jam gjithmonë i lodhur”. Ai kurrë nuk dëshiron të bëjë asgjë. Nuk i pëlqen të dalë jashtë sepse nuk i pëlqen të jetë vonë. Nuk i pëlqen të shkojë për vallëzim sepse e bezdis muzika tepër e lartë. Nuk shkon në koncerte sepse turma e mërzit. Nuk shkon në det sepse nuk i pëlqen të jetë në diell. Dhe nuk shkon në male sepse ecja është shumë e vështirë. Sporti i tij i preferuar është të flejë në divan! O Zot, çfarë mërzie vdekjeprurëse. Lëreni para TV të myket dhe ikni.
  5. Djali i vetëm i një nëne vejushë të fiksuar. Nëna është gjithmonë nëna, për hir të Zotit: kjo nuk diskutohet, por e tija kurrë nuk ka dashur të presë kordonin e kërthizës.
  6. Analfabeti emocional. I paaftë për të menaxhuar ndjenjat (por ndoshta shumë i mirë në shtrat). I përket serisë: “ndjenjat, këto të huaja”. Lëreni vetëm sepse nuk është në gjendje të dashurojë. Ai është një narcisist që do vetëm veten e tij.
  7. Psikopati. Do t’ju bëjë të ndiheni të pasigurta dhe të gabuara. Do t’ju dhunojë psikologjikisht. Kjo do të dëmtojë sigurinë tuaj dhe do t’ju reduktojë në një leckë. Por, sapo tentoni që të hapni sytë, do të maskohet si i fejuari i dashur, dhe pastaj do të kthehet përsëri siç është në të vërtetë: një trap. Largohuni prej tij.
  8. I dhunshmi. Ata që ngrenë duart një herë, do ta bëjnë përsëri. Mos e lejoni: lëreni vetëm, është më mirë për ju. Ai meriton të jetë vetëm.
  9. Toksiku (në të njëjtën kategori gjejmë të alkoolizuarin dhe kumarxhiun). Nuk ka nevojë të thuash asgjë tjetër. Largohuni me vrap!
  10. Ai që nuk bën asgjë. Çdo justifikim është i mirë për të mos u angazhuar. Ai do t’ju kërkojë para hua, dhe ju (budallaçka, se nuk jeni asgjë tjetër) do t’ia jepni, sepse jeni të çmendura pas tij. Epo, dijeni që nuk do t’i shihni më kurrë. Ju do ta ndihmoni atë të gjejë një vend pune, por ai do të shpikë justifikime. Pa e kuptuar, do ta gjeni në shtëpi, me armë dhe bagazhe. Këtë doni? Me bast që jo.
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!