Në një kohë kur komisioni Europian po shqyrton kërkesën e Holandës për rikthimin e vizave, e cila bazohet edhe mbi shqetësimin për azilkërkuesit, një tjetër raportim negative vjen sërish nga Brukseli.

Autoriteti Europian i Azilit raporton se përgjatë muajve të parë të vitit deri në prill numri i azilkërkuesve shqiptarë në bashkimin Europian është rritur. Bëhet fjalë për 1946 kërkesa për azil, ose e thënë ndryshe 5% më shumë. Ndërkohë që rreth 11 mijë e 649 kërkesa janë ende në pritje, por me gjasë vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre mund të marrin përgjigje pozitive.

Në total në të gjithë territorin e Bashkimit Europian janë regjistruar 206 mijë 500 kërkesa për azil, krahasuar me 179 mijë në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Në krye qëndrojnë shtetasit nga Venezuela, më pas Kolumbia, në vend të tretë shqiptarët që pasohen nga gjerogjianët.

Në fakt rritjen më të madhe, sipas raportit e kanë shtetasit nga Venezuela me 121% në 4 muaj, cka dëshmon edhe situatën e rënduar atje dhe kolumbinaët me 32%. Megjithatë mbetet shqetësues edhe numri i lartë i azilkërkuesve nga Ballkani perëndimor, përfshirë Shqipërinë, duke patur parasysh aspiratat integruese të rajonit.

Autoriteti Europian i Azilit vë në dukje dhe numrin e lartë të aplikantëve që përsërin kërkesën për azil.

Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia përfaqësojnë 1 në 4 kërkesa të përsëritura. Nga këto 3% bëhet fjalë për të mitur të pashoqëruar që kanë hyrë në territorin e Bashkimit Europian. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]