Fred Segal, një stilist i preferuar në mesin e personave të famshëm, vdiq në moshën 87 vjeç si rezultat i një goditjeje në një spital në Santa Monica, California, njoftoi agjenti i tij të shtunën.

Ai hapi dyqanin e tij të parë të modës në 1961 në West Hollywood, ku kryesisht shiste xhinse, fanella dhe komplete kadifeje.

Ndër klientët e tij të hershëm ishin Beatles, Diana Ross, Elvis Presley dhe Farrah Fawcett.

Ju pëlqen!

“Në vitet 1960, nuk kishte asnjë paparac, tabloid ose internet si sot,” tha Segal një herë në një intervistë. “Beatles hynë në dyqanin tim dhe tërhoqën aq shumë vëmendje sa që kishte trazira në trafikun jashtë.”

Në kulmin e famës së aktores Fare Fawcett në mesin e viteve 1970, ylli i “Charlie’s Angels” u fotografua e veshur me xhinse dhe këmishë të kuqe të Segal.

Dizajni i Segal gjithashtu tërhoqi adhuruesit e rinj të modës.

Në komedinë e vitit 1995 “Clueless”, aktorja Alicia Silverstone, e cila luan Cher Horowitz, është e zemëruar në një skenë sepse nuk gjen një nga bluzat e saj të preferuara. “Lucy, mirë, ku është bluza ime e bardhë nga Fred Segal!”, bërtet Cher e dëshpëruar.

Dhe heroina e disa filmave të bërë nën titullin “Bjondja e Harvardit”, Elle Woods, e luajtur nga Reese Witherspoon, e përmend atë në një skenë të filmit.

Në shtator 2018, Angelina Jolie dhe fëmijët e saj Pax dhe Zahara u filmuan gjatë daljes nga dyqani i Segal në Santa Monica. Ndihmësit e Angelina-s mbanin në duar dy çanta të plota me rroba nga modelisti i famshëm.

Fred Segal ishte “një novator, një person me ide të përparuara që shkelte rregullat e modës; ai ishte një këshilltar i yjeve të shumtë, një adhurues i madh i jetës dhe një humanist”, thuhet në deklaratën e familjes së tij të botuar në Hollywood Reporter.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.