Lacio është një prej ekipeve më të interesuara për të transferuar Marash Kumbullën në merkaton e verës. Presidenti i lacialëve ka pasur edhe një takim me drejtuesin e Veronës, për të rënë dakort rreth një marrëveshje që të transferohet mbrojtësi i Shqipërisë.

Megjithatë te Verona janë të bindur që lojtari nuk do të lëvizë për asnjë shifër më të vogël se 30 milionë euro. Këtë shumë nuk është i gatshëm që të jap Lotito, ndërsa historinë e sqaron përfundimisht Igli Tare.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes me Leçen, drejtori sportiv i Lacios ka hapur edhe polemika sa i përket kalendarit.

Ju pëlqen!

“Lacio nuk ka bërë kurrë një ofertë prej 30 milionë eurosh për Kumbullën. Është lojtar i mirë dhe që mund të bëhet i rëndësishëm për të ardhmen e ekipit tonë.

Por ne nuk do të ndryshojmë pasi rreziku është gjithmonë pas derës dhe në këto kohë ka shumë vështirësi. Kampionati?

Jemi duke luftuar për Skudeton, së bashku me dy ekipe të tjera. Por jemi më të penalizuar për shkakun e kohës pasi po luajmë ndeshje në çdo tre ditë krahasuar me Interin dhe Juventusin. Jo për justifikim, por kjo do të thotë shumë”, u shpreh Tare.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!