Sul muesi suedez mund të largohet nga “Rossoneri” në fund të sezonit nëse situata në klub nuk ndryshon Zlatan Ibrahimovic dyshon se do të qëndrojë tek Milani edhe sezonin e ardhshëm. Sul muesi suedez nuk e ka ndërmend të qëndrojë në San Siro mbi të gjitha nëse situata nuk ndryshon.

38 vjeçari po ashtu insiston se as ai e as ky klub nuk e meritojnë të luajnë në Europa League. Ibra ishte rikthye si lojtar i lirë gjatë janarit në Milan, ku e kishte fituar “Scudetton” në vitin 2011. Ai i realizoi 6 gola deri tash që nga rikthimi i tij duke e ndihmuar ekipin Kuqezi të ngritet në tabelë dhe të luftojë për t’u kualifikuar në Europa League. Ish-përfaqësuesi suedez ka mbetur i zhgënjyer mbi të gjitha pas largimit të zyrtarëve të lartë, Zvonimir Boban dhe Paulo Maldini.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.