Zlatan Ibrahimovic është gjithnjë e më larg – vështirë se arrihet në një rinovim – e kështu Milan po sheh përreth për një qendërsulmues për sezonin e ardhshëm. Në vecanti kuqezinjtë kanë hedhur sytë mbi Arkadiusz Milik që, sipas asaj që shkruan Tuttosport, i ka komunikuar Napolit vullnetin për të ndryshuar fanellë. Polaku është profili ideal për kuqezinjtë, duke qenë se është në përfundim kontrate në 2021, gjë që i ul ndjeshëm kartonin, aktualisht rreth 35 milionë e ka një pagesë në linjë me politikën e përcaktuar nga Ivan Gazidis (2,2 milionë në sezon).

Linja Boban-Maldini u përjashtua nga shoqëria e, pas asaj që bëri në janar, Milan do të kthehet të ndjekë lojtarë më të rinj, pavarësisht se qendërsulmuesi i të kaltërve është 26 vjec dhe jo aq talent i ri sa do donte Gazidis. Në krah të tij do të jetë Rebic, i lidhur me kuqezinjtë akoma me një vit huazim e sidoqoftë i pëlqyer nga klubi pas dy muajve të fundit pozitivë. Për tu vlerësuar pozicioni i Leao, për të cilin do të merren në konsideratë propozimet e mundshme.

Sigurisht që cështja Milik nuk është e përfunduar, sepse të negociosh me De Laurentiis, edhe me një vit të mbetur kontratë, nuk është kurrë e lehtë. Para së gjithash, duhet dalë nga emergjenca koronavirus e të bëhen llogaritë e dëmeve që ka bërë epidemia. Por dicka po lëviz e të gjitha rrugët të cojnë në Napoli. Pas Piatek, Milano kuqezi mund të dashurohe me një tjetër qendërsulmues polak.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!