Zlatan Ibrahimovic mund të jetë pjesë e Milanit edhe në sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi suedez ka marrë një shpërblim nga klubi pasi arriti të regjistrojë 100 paraqitje në fanellën e ‘Rossonerëve’.

“Përshëndetje të gjithëve, ju falënderoj për mesazhet tuaja të urimit për paraqitjen time të 100-të në ngjyrat kuqezi”, ka deklaruar Ibrahimovic, përcjell lajmi.net.

Ju pëlqen!

“Është një nder i madh të luaj për Milanin dhe shpresoj të luaj edhe më shume ndeshje të tjera. Përshëndetjet e mia për të gjithë ju”.

Ibrahimovic ka shënuar 62 gola dhe ka kontribuar me 27 asistime në 100 ndeshjet e tij në fanellën e Milanit, duke ndihmuar klubin edhe në fitimin e titullit të Serie A në vitin 2011.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.