Dëshmi e vetë-vullnetshme, reflektuese, publike, për ZPS-në e Republikës së Kosovës
[Dërguar ZPS-së përmes e-mailit zyrtar.]

Sot Ibrahim Kelmendi, tashmë tepër i trazuar, ia ka dërguar Kryeprokurorit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Republikës së Kosovës (ZPS) këtë dëshmi voluminoze (66 faqe A5, me 18700 fjalë), e cila përmban informacion për zhvillimet e ndodhura në kohën e përfshirë në aktakuzën kundër Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, shkruan MekuliPress.com

Në vazhdim teksti fillestar, sqarues, përse Z. Kelmendi ka zgjedh këtë mënyrë për të dëshuar vetë-vullnetshëm:

Ju pëlqen!

MekuliPress citon:
“Për shkak të irritimit që po më shkakton fushata e orkestruar, e cila ka marrë përmasat e një lufte speciale, diverzive, kundër institucioneve të Drejtësisë së Republikës së Kosovës – Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe Dhomave të specializuara (DHS), po e ndiej për obligim qytetar dhe patriotik të ofroj këtë dëshmi, me shpresë se ZSP-ja do ta merrë parasysh.

Qysh në fillim dëshiroj të shpreh falënderimin ndaj BE-së dhe SHBA-vë, që u angazhuan me kaq përkushtim, duke harxhuar shumë financa e kuadro profesioniste, për t’i krijuar këto institucione, të cilat do të hetojnë e gjykojnë akuzat që i përmban Raporti i parlamentarit zvicëran Dick Marty.

Marionetat e shërbimeve nacionaliste serbe, ruse e simotrave të tyre, janë duke zhurmuar tani në mënyrë të orkestruar kundër ZPS-së dhe DHS-së, me qëllim të nxitjes së trazirave të turmave injorante në Kosovë, të cilat, fatkeqësisht, gjithandej bien kollaj pre e luftërave speciale të shërbimeve armiqësore, por edhe të teorive të komploteve. Kjo fushatë është anti Kosovë dhe anti Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)!
Dëshmi konkrete e kësaj fushate destruktive është Baton Haxhiu, marioneta e Jovica Stanishiqit, ish-kryeshefit të shërbimit inteligjent të Serbisë, i quajtur Resor Drzavnog Bezbednosti – RDB / РДБ. Për të nxitur trazirat Baton Haxhiu dhe silloji i tij, po zhurmojnë gjithandej nëpër emisione speciale televizive, kinse të shqetësuar që “Gjykata speciale” qenkësh themeluar ekstra për ta komprometuar UÇK-në dhe Luftën e saj të drejtë çlirimtare. Për këtë arsye, gjithënjë sipas tyre, ZPS-ja i ka akuzuar “udhëheqësit” dhe “liderët” kryesorë të UÇK-së.
Viktimave, të mashtruar e të përvetësuar nga kjo luftë speciale kundër ZPS-së dhe DHS-së, dua t’ua përkujtoj se Rusia, Serbia dhe miqtë e tyre, janë ndjerë të mjaftuar me gjykimin që i kanë bërë Kosovës dhe UÇK-së, me 7 janar 2011, në KE, – me ç’rast, tërthorazi, e kanë gjykuar e komprometuar edhe Alenacës NATO. Prandaj Serbia dhe Rusia nuk kanë qenë të interesuara për formimin e institucione që do t’i hetonin e gjykonin akuzat në Raportin e Martit, sepse kanë qenë të bindura se ato akuza do të demantoheshin e diskreditoheshin, si shpifje politike. Këtë e dëshmon edhe mosgatishmëria e tyre për të dhënë ndihma financiare për institucionet që do të hetonin akuzat e Raportit të Martit.

Tash, meqë ZPS-ja dhe DHS-ja janë formua, falë angazhimeve të BE-së e SHBA-së dhe mençurisë pragmatike të shumicës së parlamentarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shërbimet serbe dhe simotrat e tyre janë angazhuara për t’i sabotouar e minuar këto instutucione, me trazira sa më të fuqishme të turmave të mashtruara në Kosovë. Serbia dhe Rusia nuk duan të identifikohen krimet që duhet t’i kenë bërë individët e UÇK-së dhe jo UÇK-ja, por duan të mbetet gjykimi e kompromentimi kolektiv që përmban Raporti i zvicërnait Marty, fatkeqësisht i miratuar nga Këshilli i Europës.

Duke u akuzuar “udhëheqësit”, “liderët”, “krerët”, “komandantët”, në dukje po imponohet keqkuptimi sikur vërtet ka ekzistuar komanda qëndrore ushtarake që e ka komanduar UÇK-në, për të bërë krime, edhe monstruoze, kundër civilëve serbë, kundër minoriteteve të tjera dhe kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë.
Unë do të dëshmoj se të akuzuarit Hashim Thaçi / “Gjarpni” dhe Rexhep Selimi / “Dhetshi”, vërtet ishin “ndërmarrje e përbashkët kriminale” (NPK), por ajo NPK ishte anti UÇK dhe anti Luftës çlirimtare. Fatkeqësisht shërbimet armiqësore na i kishin penetruar në UÇK anëtarët e NPK-së. Shpresoj që edhe kryekapot Xhavit Haliti / “Zeka” dhe Azem Syla / “Daja”, që i përkisnin asaj NPK-je, do të akuzohen dhe do të burgosen sa më shpejt…”

Më poshtë dëshmia 66 faqëshe në PDF dërguar në redaksinë MekuliPress nga Ibrahim Kelmendi:

DESHMI-per-ZPS-02.12.2020

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.