Eksperti i sigurisë, dikur deputet i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi, ka përshëndetur aksionin antikontrabandë të autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit.

Ibishi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Policia e Kosovës ka realizuar një “aksion të shkëlqyeshëm”.

Ai po ashtu ka folur edhe për pengesat në të cilat hasën zbatuesit e ligjit nga serbët në veri të vendit.

Ibishi ka deklaruar se serbët ishin përgatitur me barrikada, duke shtuar se ata kishin informacione se çfarë do të ndodhte në atë pjesë.