Majlinda Maliqi Cooper jeton në Britani, vend ku është lindur dhe rritur. Gjuhën shqipe tregon se e ka mësuar nga prindërit e saj. Bashkëshorti i Maliqit është anglez, por ajo i mëson vajzave të saj gjuhën dhe traditat shqiptare. Majlinda Maliqi ka botuar një libër me skica që flet për traditën dhe kulturën shqiptare. “I’m Albanian” titullohet libri, i cili synon të jetë i asksesueshëm edhe për të huajt jo vetëm për shqiptarët tregon Majlinda Maliqi për “Alb Uk”.

“Unë jam lindur në Britani dhe për herë të parë erdha në Kosovë pas luftës, shkova në bibliotekë dhe mora disa libra, sepse isha shumë kureshtare të mësoja më shumë mbi historinë e Shqipërisë dhe Kosovës. U ndjeva pak keq sepse edhe pse e kuptoja gjuhën, të lexoja dhe të kuptoja librat ishte pak më e vështirë. Gjatë pandemisë nisa të skicoj imazhe mbi tema të kulturës, traditave, veshjeve shqiptare dhe im shoq më shtyu që këto skica t’i bëj libër. “I’m Albanian”, një libër për kulturën. Libri është për moshën 5 deri në 8 vjec për ta lexuar vet, por edhe fëmijë më të vegjël mund t’i kuptojnë skicat. Kam dëshirë që këtë libër ta ndaj edhe me ata që nuk janë shqiptar, në mënyrë që të zbulojnë për kulturën tonë. Për të bërë këto vizatime jam inspiruar nga librat e vajzave, sepse vajza ime ka shumë libra dhe ilustrimet në këto libra më frymëzuan. Informcionet mbi këtë libër i kam marrë nga familja, librat, internet miqtë, sepse doja të përfshija gjithcka dhe kam biseduar me njerëz të ndryshëm”, tregon Majlinda Maliqi për Alb Uk. / DiasporaShqiptare /