Më në fund gazetari i njëanshëm, Baton Haxhiu, e ka pranuar se Lëvizja Vetëvendosje me 14 shkurt do të jetë fituese bindëse në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai po ashtu e pranon me shqetësim se objektivat e kësaj partie në Kosovë janë arritur.

Haxhiu në “Debat Plus” ka thënë se synimi i Vetëvendosjes është të depërtojë në Shqipëri.

“Vetëvendosje Kosovën e kanë sundua. LDK-në e kanë shkatërrua. Projektimi i tyre është Shqipëria. Me 14 shkurt mbaron beteja me Kosovën. Këta e kanë mat mirë se biologjia e një lideri politik si Edi Rama po shkon dhe nuk ka më lider tjetër në Shqipëri, prandaj LVV po trason atë rrugë”, tha Haxhiu.

Analisti i njëanshëm poashtu e pranon se LVV ka ndihmuar demokracinë në Kosovë.

Ai thotë se një pjesë e mirë e njerëzve të LVV nuk kanë histori korruptive.

Haxhiu thotë se është gjë e mirë që Vetëvendosje e unifikoi politikën e Kosovës dhe Shqipërisë pasi sipas tij deri më tani në Shqipëri nuk ka pasur interesim për politikën e Kosovës.