Një tjetër talent shqiptar po shkëlqen në skenat europiane. Bëhet fjalë për të riun Gjon Muharremaj, i lindur dhe i rritur në Zvicër.

Ai njihet me emrin artistic Gjon’s teras dhe është një nga talentet që ka marrë pjesë në “The Voice” në Francë, ku ka mahnitur jurinë dhe publikun me zërin e tij.

Këtë zgjedhje ai e ka bërë për shkak të gjyshit që ishte emocionuar shumë nga hera e parë kur Gjoni, asokohe fëmijë, kishte nisur të interpretonte një këngë.

Ju pëlqen!

Babai i Gjonit është shqiptar nga Kosova dhe nëna është nga Tirana.

Djaloshi tejet i talentuar e flet një shqipe të pastër dhe mesa duket i ka vënë vetes qëllim qe zëri t`i dëgjohet në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Gjoni ka qenë duke shijuar suksesin e projektit të tij muzikor “Babi”.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!