Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka liruar nga pozita e këshilltarit, Enis Qerkën që ishte arrestuar pasi që ishte kapur me 113 kilogramë drogë.

Selimi ka shkruar në Facebook se këtë veprim e ka marrë pas raportimit të sotëm të mediave.

“Sot në mëngjes pas raportimit të mediave, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar ministri.

Ju pëlqen!

Sot në media është raportuar se i nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë drogë, Enis Qerka, është emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi.

Vendimin për emërimin e tij Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë publik sikurse për këshilltarët e tjerë të ministrit.

Enis Qerka u bë i njohur në opinion kur u arrestua në kufirin Kosovë-Maqedoni me dyshimin se ishte i përfshirë në kontrabandimin e 113 kilogramëve narkotikë të llojit heroinë, në dhjetor 2018.

Enis Qerka punonte në Byronë Kosovare të Sigurimeve të udhëhequr nga vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi në momentin kur u kap nga policia.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.