Kriza e Coronës ka pasoja të drejtpërdrejta në Aeroportin e Frankfurtit ndër më të mëdhenjtë në botë. Një shifër e bën të qartë këtë: 95% rënie të numrit të pasagjerëve shënon ky aeroport.

Frankfurti është nyja më e rëndësishme për qarkullimin ajror të Gjermanisë – në këtë qytet ndodhet aeroporti më i madh i vendit. Por tani si në të gjithë Gjermaninë edhe aty gati nuk lëviz asgjë.

Javën e kaluar Fraport bëri të ditur, se në këtë aeroport kanë mbërritur vetëm 66.151 pasagjerë, vetëm 5% e shifrës që normalisht qarkullon nëpër këtë aeroport, një rënie prej 95% e numrit të tyre. Vitin e kaluar kaluan nëpër këtë aeroport më shumë se 70 milionë pasagjerë. Kurse vëllimi i transportit të mallrave ka rënë me 25%, në 32.904 tonë.

Ju pëlqen!

Koha përdoret për rikonstruktim

Aeroporti i Frankfurtit po e përdor rënien e fortë të numrit të pasagjerëve për një rikonstruktim të përgjithshëm të pistave jugore të fluturimit. Me bllokimin e tyre janë në funksion tani vetëm dy nga katër pistat e zakonshme.

Lexo po ashtu:  Vuçiç sulmon përsëri Kosovën: Duan që t’i njohim dhe asgjë tjetër më shumë

Njëra nga pistat është kthyer për shkak të krizës në vendparkim për avionët e Lufthansës që nuk lëvizin prej ditësh nga vendi. Ndërsa një terminal pasagjerësh është mbyllur plotësisht. Për shumë punonjës të aeroportit është aplikuar për punën me orar të shkurtuar.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!