Vijon të mahnisë Zlatan Ibrahimovic përtej oqeanit. Gjiganti suedez ka kaluar skuadrën e tij të Los Angeles Galaxy në avantazh 0-1, gjatë transfertës ndaj Huston Dynamo, me një gol fantastik, kur kishin kaluar vetëm 9’ minuta nga fillimi i ndeshjes.

I është shërbyer një top dhe në hyrje të zonës, ndonëse në pozicion diagonal dhe i mbuluar nga kundërshtarët, Ibra ka tentuar me një gjuajtje befasuese, me topin që është ndalur në rrjetë.

Jo vetëm gol fantastik, por edhe shifra të jashtëzakonshme. Suedezi ka realizuar golin e tij të 30-të në 29 ndeshje me LA Galaxy gjatë vitit 2019. Zlatan qëndron vetëm 1 gol pas kryesuesit të klasifikimit të golashënuesve, Carlos Vela.

Lexo po ashtu:  Kjo është skuadra ku Neymar dëshiron të transferohet
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!