Kohëzgjatja normale e shtatzënisë është 40 javë , e kur foshnja vjen në jetë shumë më herët, shanset për mbijetuar janë shumë të ulëta. Megjitha ky nuk është rasti i Ellonn Smartt , pritja e ëmbël e së cilës përfundoi në javën e 23-të. Pasi i shpërthyen ujrat, mjekët i thanë se ajo do të lindte brenda dy ditësh, por foshnja me shumë mundësi nuk do ia dilte. “Ky ishte momenti kur zemra ime u thye në 1000 copa ”.

Nëna e re iu nënshtrua operacionit çezarian dhe solli në jetë një djalë që peshonte jo më shumë se 370 gramë.

Vetëm rreth 0.5 përqind e lindjeve ndodhin para tremujorit të tretë, i cili fillon në javën e 28, sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve. Lindjet që ndodhin midis javës së 20 dhe 25-të, siç erdhi në jetë Jaden, konsiderohen lindje të rrezikueshme  ose lindje në kufirin e qëndrueshmërisë, kur një fetus mund të mbijetojë vetvetiu jashtë mitrës. Si rezultat, nivelet e mbijetesës për këto lindje të parakohshme janë shumë të ulta.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Megjithatë, bebja mrekulli, jo më e madhe se pëllëmba e dorës, po ushqehet me qumështin e gjirit të nënës së tij, e çdo ditë po fiton peshë. Ai është i shëndetshëm dhe organet i funsksionojnë mësë miri! Prindërit e tij janë më lumtur se kurrë e kjo foto, po bën xhiron e rrjetit, duke rikthyer besimin tek njerëzit se mrekullitë ndodhin.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...