Tifozët nga e mbarë bota kanë filluar të kundërshtojnë krijimin e Superligës Evropiane.

Me parulla kreative dhe që tregojnë realitetin e lartë, adhuruesit e sportit më të ndjekur në botë janë kundër krijimit të një gare të re.

Sipas tyre, kjo po bëhet për përfitime personale dhe jo për interesa të futbollit, aty kur të pasurit bëhen më të pasur e të varfrit bëhen më të varfër.

Ju pëlqen!

“I krijuar nga të varfrit, i vjedhur nga të pasurit”, është parulla që po shfaqet nga mbarë tifozët nëpër botë.

“Tifozët e LFC (Liverpoolit) kundër Superligës Evropiane”, është parulla e përkrahësve të The Reds.

“Futbolli është për tifozët, meritojeni atë”, ishte mbishkrimi në fanellat e Leeds United para takimit me Liverpoolin.

Liverpooli u ndal në barazimin 1-1 mbrëmjen e së hënës nga Leeds, me këta të fundit që thumbuan kampionin në fuqi të Ligës Premier, pasi është në mesin e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.