Legjenda e Mançester Junajtid, Pol Skolls ka nxjerrë në dritë një detaj të rëndësishëm nga prapaskenat e kalimit të Ronaldinjos te Barcelona, duke treguar se “Djajtë e Kuq” i kishin bërë gati dhe fanellën para se ai të shkonte në Kamp Nou.

ronaldinjoo

Skolls e pranon se ishte i emocionuar për mundësinë e të luajturit me fituesin e Kupës së Botës me Brazilin, por në fund Ronaldinjo zgjodhi të shkonte te Barcelona.

Ju pëlqen!

pol skolls

“Gjithmonë i kujtoj 2-3 futbollistë që ishin gati të na bashkoheshin por që në fund nuk ndodhi. Ai që bën më shumë përshtypje është Ronaldinjo.

Ishim në fazën parapërgatitore dhe klubi ishte gati të njoftonte afrimin e tij dhe t’i jepte një numër fanelle. Por ai ndryshoi mendje në minutën e fundit dhe firmosi me Barcelonën.

Ishte e çuditshme se në atë fazë luanim kundër Barcelonës dhe ishim të gjithë të emocionuar. Ronaldinjo, çfarë lojtari,” zbulon Skolls për “BBC Radio 5”.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.