Emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell pritet që të dielën të marrë pjesë në shërbimin e shenjtë në katedralen e serbëve Shën Sava, në Milwaukee.

Kjo u bë e ditur nga një faqe e serbëve në rrjetin social Twitter, ku thuhet se ngjarja do të ndodhë gjatë së dielës, rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Faqja, siç duket është e përbërë nga disa serbë të cilët përkrahin presidentin aktual Donald Trump, edhe për një mandat tjetër.

“Skuadra e serbëve për Trump 2020 me krenari njofton se të dielën, në orën 09:00, shkelqësia e tij, Ambasadori Ric Grenell, do të marrë pjesë në shërbimin e shenjtë të Hierarkut në katedralën tonë Shën Sava në Milwaukee”, thuhet në këtë postim.

Ndërkaq Grenell nuk ka publikuar diçka në rrjete sociale rreth kësaj vizite, por që pirtet të shihet deri të dielën.